Banda e Haitit i kërkon 17 milionë për lirimin e misionarëve të rrëmbyer amerikanë

Periskopi.com Lajme

Banda haitiane që ka kidnapuar një grup misionarësh amerikanë dhe kanadezë ka kërkuar 17 milionë dollarë për lirimin e tyre, sipas ministrit të Drejtësisë.

Liszt Quitel i ka thënë gazetës Wall Street Journal se FBI dhe policia e Haitit ishte në kontakt me idnapuesit nga banda 400 Mawozo, që rrëmbeu misionarët gjatë vikendit jashtë kryeqytetit, Port-au-Prince.

16 amerikanë dhe një kanadezë, përfshirë gjashtë gra dhe pesë fëmijë: një foshnjë tetë muajshe dhe të tjerë me moshën tre, gjashtë, 14 dhe 15, raporton The Guardian, përkthen Periskopi.

Ky është kidnapimi më i madh i raportuar në vitet e fundit.

Ky shtet po provon të kurohet nga vrasje e presidentit më 7 korrik dhe nga tërmeti me magnitudë 7.2 shkallë.

“Po provojmë t’i lirojmë pa paguar fare haraç,” tha Quitel. /Periskopi