Banka Botërore përkrah ambientin në Kosovë

Banka Botërore përkrah ambientin në Kosovë

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, gjatë vizitës zyrtare në Washington u prit në takim nga drejtori i lartë i Bankës Botërore, Ede Jorge Ijjasz Vasquez.

Drejtori i lartë i Bankës botërore i konfirmoi përkrahjen për Kosovën për realizimin e projekteve që do të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së mjedisit dhe krijimin e një planifikimi të duhur hapësinor, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Reshitaj po merr pjesë në konferencën “Qeverisja e tokës në një botë të ndërlidhur”, e cila është bërë një nga ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare në qeverisjen e tokës, duke tërhequr më mijëra pjesëmarrës, qeveritarë, akademikë, shoqëri civile dhe përfaqësues të sektorit privat.

Shpërndaje në: