Banka rezervë e Chorley qeshi në fytyrën e Adama Traores kur ai u mundua t’i frikësojë

Periskopi.com Sporti

Rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Chroleyt në FA Cup përfundoi të premten mbrëma, në rrethin e katërt të kompeticionit.

Skuadra nga Liga e Gjashtë e futbollit agnlez u mposht 1-0 nga ëolves në ‘Victory Park’.

Vitinha shënoi golin e vetëm pas vetëm 12 minutave, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, amatorët ishin brilantë duke arritur ta kufizojnë Wolves në vetëm një goditje brenda kornizave përgjatë tërë ndeshjes.

Chorley qartazi nuk i frikësohej rivalit nga Premier League, derisa trajneri i skuadrës dhe stafi ia dëshmuan këtë Adama Traores kur ai shkaktoi një ndërhyrje të panevojshme afër bankës rezervë të tyre.

Kur anësori i Wolvesit u mundua t’u kthehej me frustrim, trajneri dhe shokët nga Chorley u përgjigjën duke qeshur me spanjollin.

Image

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: