Bankomatet në Angli lëshojnë para false

Bankomatet në Angli lëshojnë para false

Kompania për shërbime financiare “Yorkshire Building Society”, në veri të Anglisë, po hetohet se si dy bankënota false prej 20 funtesh janë lëshuar nga bankomati jashtë degës së saj në Lancaster.

Hetimi ka filluar pasi redaktori i mediumit të njohur britanik “The Guardian”, Jim Waterson, dhe një shoqe e tij kanë provuar t’i përdorin këto bankënota për të paguar mëngjesin në një kafe në Londër javën e kaluar, shkruan “The Guardian”.

Kamarieri refuzoi të pranojë bankënotat, në të cilat shkruan “Twenty Poond” në pjesën e pasme, duke thënë se ato ishin “qartazi false”, transmeton Koha.net. Shoqja e Watersonit ka marrë këto bankënota në mesin e 80 funteve që i ka tërhequr nga bankomati në degën e Lancasterit të “Yorkshire Building Society” fundjavën e shkuar.

Pjesa më e madhe e bankënotave 20-funtëshe të falsifikuara janë shitur në tregun e zi për rreth 8 funte për një bankënotë dhe munden shumë lehtë të përfundojnë në xhepin e blerësve të padyshimtë.

“Yorkshire Building Society”, po ashtu, ka konfirmuar se kontraktori është duke hetuar çështjen e bankomatit të tij që ka lëshuar bankënotat e falsifikuara.

Stafi i kësaj kompanie financiare në Lancaster dhe ofruesi i bankomateve kanë thënë se nuk kanë pranuar ndonjë ankesë tjetër rreth bankënotave false.

Shpërndaje në: