Banorët e Arbërisë me entuziazëm të madh në mbështetje të Daut Haradinajt

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj sot është pritur në lagjen Arbëria, nga banorë të kësaj lagje të cilët me entuziazëm të madh u interesuan të dëgjojnë Haradinajn rreth planeve të tij për Prishtinën.

Përmes profilit të tij në Facebook, Haradinaj u shpreh se Arbëria si asnjëherë më parë janë mobilizuar në përkrahje të programit ‘e para Prishtina’.

Ndër të tjera, Haradinaj u shpreh se me zbatimin e Ligjit për Kryeqytetin, kësaj lagje do t’i kthehet nami i dikurshëm, si njëra ndër lagjet më atraktive në kryeqytet.

Njoftimi i plotë:

Shumë i nderuar nga pritja e Agonit, lagjja Arbëria si asnjëherë më parë të mobilizuar në përkrahje të programit ‘e para Prishtina’.

Edhe pse në mot me shi, banorët e Arbërisë me entuziazëm të madh në përkrahje të kandidatit Agon Hana si dhe vizionit tonë për Arbërinë.

Me zbatimin e Ligjit për Kryeqytetin, kësaj lagje do t’i kthehet nami i dikurshëm, si njëra ndër lagjet më atraktive në kryeqytet.

Me ekipin dhe programin që e kemi, fitorja është afër.

#eparaPrishtina #punamarë