Banorët e një fshati të Mitrovicës në panik, thonë se janë vizituar nga UFO-të (Video)

Banorët e një fshati të Mitrovicës në panik, thonë se janë vizituar nga UFO-të (Video)

Vikendi që lamë pas, nuk ishte fare i qetë për banorët  e fshatit Zhabar të Mitrovicë.

Disa drita që ishin shfaqur mbi qiellin e fshatit Zhabar, kishin alarmuar banorët e këtij fshati, duke aluduar se ishin UFO-të, transmeton Magazina.al

Banorët nga atje përmes rrjeteve sociale, kishin shpërndarë fotografi ku shiheshin disa drita duke lëvizur në qiell, ndërsa për to kishin menduar se janë pjatat fluturuese të jashtëtokësorëve.

Por e vërteta duket të jetë krejt ndryshe dhe që s’ka të bëj fare me UFO-të, pasi dritat e shfaqura në qiell ishin nga diskotekat në veri të Mitrovicës.

https://video.gjirafa.com/78224654-2496764163734536-2960881558292004864-n-mp4

Shpërndaje në: