Banorët e Taslixhes i japin përkahje Daut Haradinajt në garën për Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj së bashku me kandidaten për Asamble Komunale Vjollca Govori kanë zhvilluar takim me banorët e lagjes Taslixhe.

Haradinaj ka treguar se gjatë këtij takimi ka theksuar edhe njëherë se në qeverisjen e tij do të ketë barazi sa i përket investimeve.

“Kjo lagje ka probleme kryesisht me infrastrukturë të qëndrueshme. Rregullimi i rrugëve dhe trotuareve, krijimi i hapësirave rekreative sportive si dhe kabllimi nëntokësor janë vetëm disa nga çështjet që duhet trajtuar me urgjencë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shpërndaje në: