Banorët thonë se Semi qau për vëmendje gjatë spektaklit

Periskopi.com Showbiz

Nata e spektaklit të së martës ishte e mbushur me shumë tension dhe debate mes banorëve.

Semi dhe Fifi sqaruan konfliktin e ndodhur mes tyre disa ditë më herët.

Gjatë kësaj përballje, gjendja emocionale e Semit u rëndua tepër dhe si rezultat ajo kaloi në një krizë paniku.

Këtë veprim, disa nga banorët e kanë komentuar mëngjesin e sotëm si një inskenim për të marrë sa më shumë vëmendje nga publiku dhe për t’u shfaqur si një viktimë.

“Mu duk inskenim total, nuk kishte asnjë arsye që ajo të bëhej në atë gjendje. Normalisht që do shfrytëzonte audiencën e drejtpërdrejtë për të marrë sa më shumë vëmendje’’, u shpreh Monika.

E të njëjtin mendim kishin edhe Arjola, Sheila dhe Arditi.