Baraliu: Kurti ta shkarkojë Donika Gërvallën, deri më 30 qershor

Baraliu: Kurti ta shkarkojë Donika Gërvallën, deri më 30 qershor

Analisti, Bleron Baraliu ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që ta shkarkoj ministren Donika Gërvallën hiç më larg se deri me 30 qershor, shkruan Periskopi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Baraliu ka ftuar edhe njerëz të tjerë që t’i bashkohen kërkesës së tij.

“Ju ftoj të më bashkoheni në kërkesën drejtuar KM Albin Kurti që ta shkarkoj ministren skandaloze jo më larg se me 30 Qershor!”, ka shkruar ai nër të tjera.

Kujtojmë se dje me rastin e 23 vjetorit të çlirimi të Kosovës, ministrja Gërvalla e as ministri Xhelal Sveçla nuk e përmenden UÇK-në në postimet e tyre.

Postimi i tij i plotë:

Pasi shkrova një reagim të sinqertë dhe të ashpër, në fund vendosa të ju kursejë nga cilësimi për një person që as e meriton konsideratën për cilësim në vehte – dhe në vend të kësaj të ju ftoj të më bashkoheni në kërkesën drejtuar KM Albin Kurti që ta shkarkoj ministren skandaloze jo më larg se me 30 Qershor!

 

 

Shpërndaje në: