Barazim i lodhët për Werderin, Rashica dukshëm më i mirë por shokët ia kanë marrë inatë

Barazim i lodhët për Werderin, Rashica dukshëm më i mirë por shokët ia kanë marrë inatë

Werder Bremeni nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një barazim pa gola si nikoqir i Borussia Monchengladbach, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Bundesligë.

Milot Rashica ishte padyshim ndër më të mirët te Bremeni në këtë përballje, teksa ishte shumë afër golit në disa raste, duke rrezikuar portën e kundërshtarit nga distanca.

Sidoqoftë, përkundër paraqitjes së përmirësuar të kosovarit, vërehej qartë një hezitim i bashkëlojtarëve të tij për të bashkëpunuar me të.

Në disa raste u vërejt qartë se ai neglizhohej nga shokët e skuadrës kur ishte në pozitë më të mirë për të pranuar topin.

Sidoqoftë, paraqitja e tij e përgjithshme ishte dukshëm më e mirë nga ato të fundit të tij, edhepse nuk ka shënuar në 12 ndeshjet e fundit.

Pas këtij barazimi, Bremeni grumbullon 22 pikë dhe renditet në pozitën e parafundit, me shumë gjasa për rënie nga liga. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: