Barbosa dhe Joao Mario te Interi
Tashmë është punë e kryer.
Interi ka arritur marrëveshje për transferimin e talentit të Santos, Gabriel Barbosa dhe mesfushorit të Sporting Lisbonës, Joao Mario.
Lajmi është dhënë nga vetë klubi zikaltër nëpërmjet rrjetit social Twitter.
“Gabigol zbarkoi në Milano, ndërsa edhe Joao Mario është në këtë rrugë”, shkruan në këtë njoftim.
Tabloidi ‘Goal’ raporton se dyshja në fjalë do t’i kushtojë ‘neroazurëve’ plotë 75 milionë euro. /Periskopi.com



