Barca dhe Dembele diskutojnë javën tjetër – synohet rinovimi i kontratës

Barca dhe Dembele diskutojnë javën tjetër – synohet rinovimi i kontratës

Barcelona pati një nga merkatot më të dobëta që klubi njeh viteve të fundit, si pasojë e gjendjes së rënduar ekonomike.

Megjithatë, me largimin e emrave si Lionel Messi, Antoine Griezmann e Miralem Pjanic, janë liruar hapësira për paga dhe tani mund të punohet për rinovimin e kontratave.

Ansu Fati është puna primare për Barcelonën, megjithatë edhe Ousmane Dembele është në mesin e të rëndësishmëve.

Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, Barcelona pritet që javën tjetër të mbajë negociatat e radhës me francezin Dembele, përcjell Periskopi.

Reprezentuesi francez ka një kontratë aktuale që po shkon drejt fundit dhe mund ta lë atë si lojtar të lirë, megjithatë, te Barca janë optimistë se fituesi i Kupës së Botës mund të bindet për qëndrim më të gjatë.

Lojtari ka qenë jashtë fushave të blerta në javët e fundit, por pritet të kthehet në stërvitje më së largu pas dy javëve. /Periskopi/

Shpërndaje në: