Barça po mundohet për Neymarin, por Reali e ka planin gjenial – ja pse madrilenët kanë qëndruar të qetë deri tani

Barça po mundohet për Neymarin, por Reali e ka planin gjenial – ja pse madrilenët kanë qëndruar të qetë deri tani

Lajmet që lidhen me largimin e Neymarit publikohen thuajse çdo orë. PSG dhe Barcelona po negociojnë mes tyre prej një kohe të gjatë, por ende nuk ka një marrëveshje mes palëve.

Katalanasit duan rikthimin e brazilianit nisur dhe nga dëshira e këtij të fundit, ndërsa parisienët nuk tolerojnë aspak duke kërkuar vetëm 222 milionë euro, transmeton Periskopi.

Real Madridi ka qëndruar në heshtje prej një kohe të gjatë, por El Chiringuito ka zbuluar arsyen se pse. Prestigjiozja spanjolle pranë “Los Blancos” tregon se drejtuesit e “Galaktikëve” janë të bindur se Barcelona nuk ka para për të përballuar Neymarin.

Ata janë duke studiuar terrenin dhe duan të bindin futbollistin e PSG-së. Situata nuk është aspak e lehtë, por në Madrid janë të bindur se mbeten zgjidhja e vetme për të shpëtuar karrierën e brazilianit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: