Barcelona anemike në Dortmund, as Messi nuk po i kryen punë më
Barcelona dhe Borussia Dortmund i kanë ndarë pikët në ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Dortmund i ka dhënë leksion Barcelonës gjatë gjithë ndeshjes duke e dominuar me raste – shkruan Periskopi.
Në pjesën e dytë, pas një vrapimi brilant në krahun e djathtë nga Jadon Sancho, Nelson Semdo ndërhyri brenda zonës, dhe gjyqtari nuk hezitoi ta drejtonte gishtin tek 11-metërshi.
Përgjigjesinë për ekzekutimin e penalltisë e mori Marco Reusit, i cili dështoi të shënonte pasi që në mënyrë brilante e priti ter Stegen.
Barcelona në ndeshjen e radhës do të jetë nikoqir i ekipit italian, Inter. Ndërsa, Dortmund do të luajë përsëri si mysafir, kësaj here tek Slavia Prague që e befasoi Interin në San Siro./Periskopi/



