Barcelona aranzhon negociata me Dani Olmon

Barcelona aranzhon negociata me Dani Olmon

Gjigantet e La Liga, Barcelona, janë duke bërë të gjitha tentimet për të nënshkruar me Dani Olmo.

Sipas raportimeve të fundit, Barca dhe Leipzig janë pajtuar tashmë që të hapin negociatat.

‘Mundo Deportivo’ bën të ditur se katalanët duan ta rikthejnë lojtarin, por duan këtë ta finalizojnë në janar dhe jo verën tjetër.

Olmo ishte pjesë e akademisë së Barcelonës, para se të kalonte në Kroaci.

Lojtari thuhet se ka marrëveshje personale me Barcën, dhe tani duhet vetëm të arrihet marrëveshja e Barcës me Leipzig. /Periskopi/

Shpërndaje në: