Barcelona bën prioritet transferimin e yllit të Leipzig

Barcelona bën prioritet transferimin e yllit të Leipzig

Gjigandi katalunas Barcelona ka bërë prioritet nënshkrimin e mesfushorit të RB Leipzig Dani Olmo, ku dëshiron ta transferojë yllin spanjoll në afatin dimëror të transferimeve në janar, raporton “AS”.

Barça dëshiron ta rikthejë 23 vjeçarin në “Camp Nou”, ku e kishin larguar Olmon nga akademia e La Masias në fillim të karrierës së tij, përcjell KosovaPress.

Sidoqoftë, nëse “Blaugranët” dështojnë që ta rikthejnë Olmon në skuadër, ata kanë edhe një opsion tjetër, ku kanë shprehur interesim në yllin e Manchester Cityt Raheem Sterling.

Që prej transferimit nga Dinamo Zagrebi te RB Leipzig, Dani Olmo ka arritur të bëjë 66 paraqitje për skuadrën gjermane, duke regjistruar 12 gola dhe 14 asistime mbi emrin e tij.

Shpërndaje në: