Barcelona dhe Manchester United shumë afër marrëveshjes për De Jong

Barcelona dhe Manchester United shumë afër marrëveshjes për De Jong

Frenkie De Jong është kthyer në një telenovelë. Holandezi është një objektiv i Manchester United dhe anglezët kanë rënë dakord me Barcelonën për ta transferuar për 65 milionë euro.

Momentalisht bisedimet kanë ngecur te pjesa e bonuseve, që janë 20 milionë euro. Struktura e tyre mbetet për t’u përcaktuar, ndërkohë që United nuk ka biseduar ende me De Jong për pjesën e kontratës.

Mesfushori dëshiron që të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona, që i ka kërkuar holandezit të ulë pagën. Kjo kërkesë nuk u ka pëlqyer agjentëve të tij.

Shpërndaje në: