Barcelona do të tentojë përsëri nënshkrimin me Olmo, e dëshiron qysh në janar

Barcelona do të tentojë përsëri nënshkrimin me Olmo, e dëshiron qysh në janar

Barcelona do të tentojë përsëri nënshkrimin me Dani Olmo.

Ylli spanjoll pëlqehet shumë nga skuadra në të cilën u rrit, dhe ‘Blaugrana’ janë gati të paguajnë për ta kthyer lojtarin në ‘Camp Nou’.

Sipas raportimeve të ‘El Nacional’, Barca do të tentojë qysh në janar për të nënshkruar me yllin e Leipzig, transmeton Periskopi.

Gjiganti spanjoll tentoi ta kthente 23 vjeçarin gjatë verës, por një marrëveshje finale me Leipzig nuk u arrit kurrë.

Olmo do të jetë në agjendën e Barcelonës gjatë vitit të ri, me katalanët që janë të vendosur ta afrojnë lojtarin.

Dani Olmo, reprezentues i Spanjës, luante me Barcelonën në vitet e akademisë para se të kalonte në Kroaci, e më pas te Leipzig. /Periskopi/

Shpërndaje në: