Barcelona e mbyll me klas sezonin, shkatërron Alavesin – shkëlqen Messi

Barcelona e mbyll me klas sezonin, shkatërron Alavesin – shkëlqen Messi

Barcelona e ka demoluar Alavesin em rezultat 5-0, në ndeshjen e fundit të sezonit për klubin në La Liga.

Ansu Fati fillimisht kaloi në epërsi blaugranët në minutën e 24-t, pas një asistimi në zonë nga Leo Messi, por që me gjasë nuk i është llogaritur zyrtarisht si asistim, pasi topi ka pësuar një devijim të lehtë nga një mbrojtës i Alavesit gjatë rrugëtimit për te sulmuesi sensacional, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, Messi e futi veten në listën e realizatorëve dhjetë minuta më vonë, duke qëlluar cakun pas asistimit nga Riqui Puig.

Një minutë para mbylljes së pjesës së parë, Luis Suarez shënoi për 3-0 – Jordi Alba asistues.

Në pjesën e dytë, Barca shënoi edhe dy herë, përmes Nelson Semedos në minutën e 52-të (Puig asist), dhe Messit në të 75-tën (Alba asist).

Kështu, blaugranët e mbyllin sezonin me 82 pikë, aktër më pak se Real Madridi që tashmë është shpallur kampion, ndërsa Alaves ka siguruar mbijetesën në mesjavë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: