Barcelona e mbyll parasezonin në mënyrë fantastike, shkëlqen Lewandowski dhe Pedri

Periskopi.com Sporti

Barcelona e ka mposhtur me rezultat 6-0 Pumas në ndeshjen për trofeun Gamper, duke treguar së është më shumë së gati për të filluar sezonin në La Ligë. Lewandowski (3), Pedri (5, 19), Dembele (10), Aubameyang (49) dhe De Jong (84) ishin golashënuesit për Barcelonën në këtë ndeshje. Kjo mund të ndodh nëse Barcelonës ia lejon La Liga regjistrimin e lojtarëve të blerë

Barcelona e ka  përfunduar në stil ndeshjet parasezonale duke e mposhtur në Camp Nou skuadrën e Pumas me rezultat 6-0. Lewandowski gjeti golin e parë në fanellën e Barcelonës këtë ndeshje duke paralajmëruar se një sezon i nxehtë na pret në La Liga.

Qysh në fillim të kësaj ndeshje pamë që Barcelona do të jetë në superformë dhe filloi që në minutën e tretë goleadën kundër Pumas.

Pedri asistoi për Lewandowskin i cili pasi bëri një kalim arriti që të shënonte një gol të bukur nga këndi i vdekur për Barçën.

Dy minuta më vonë polaku do t’ia kthente Pedrit asistimin, i cili e shënoi golin e dytë në këtë ndeshje.

Brenda 10 minuta Barcelona do të arrinte që ta trefishonte epërsinë.

Kësaj radhe blerja e re e Barcelonës, Raphinha bëri një super pasim për Dembele i cili shënoi një gol të bukur me të djathtën e tij.

Barcelona nuk do të kënaqej me kaq në pjesën e parë.

Kjo pasi që Lewandowski përsëri do të bënte një asistim për Pedrin i cili shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje dhe të katërtin për Barcelonën.

Në pjesën e dytë Barcelona ishte me e qetë.

Qarkullonte topin me qetësi dhe vazhdimisht në çdo aksion ishin të qartë para portës së mysafirëve.

Aubameyang do ta shënonte kështu golin e pestë në minutën e 49 për Barcelonën, duke treguar kështu se do të kemi gola edhe në pjesën e dytë.

Por, gola nuk pati deri në minutën e 84-të ku shënoi de Jong për ta përmbyllur kështu një cikël të mirë të ndeshjeve parasezonale.

Kështu Barcelona e fiton trofeun e saj të famshëm Joan Gamper edhe këtë sezon.

Kujtojmë së Barcelona e fillon aventurën kundër Raya Vellecanos pas një jave, derisa ende nuk dihet se a do të arrijë ajo që të regjistrojë blerjet e reja, përfshirë Lewandowskin, si lojtarë të tyre, për shkak të problemeve financiare që ata kanë