Barcelona e trajtoi Valverden si një leckë: Zbulohen prapaskenat e shëmtuara të shkarkimit

Barcelona e trajtoi Valverden si një leckë: Zbulohen prapaskenat e shëmtuara të shkarkimit

Është paksa i çuditshëm fakti se shkarkimi i tij nuk ishte i papritur, pavarësisht se skuadra që ai drejtonte kryesonte në ligë.

55-vjeçari eventualisht u ndëshkua për dështimin për ta fituar titullin e Champions Leagues dhe ato kapitullimet e turpshme kundër Romës dhe Liverpoolit në dy sezone rresht.

Goditja e fundit ishte humbja 3-2 me rikthim kundër Atletico Madridit në Super Kupë javën e kaluar, transmeton Periskopi.

Pas disfatës, legjendat e klubit si Eric Abidal dhe Xavi u kontaktuan për ta zëvendësuar Valverden, me mesfushorin që refuzoi të bashkëpunonte për mënyrën e keqe se si klubi po e trajtonte teknikun.

FBL-EUR-C1-BARCELONA-TRAINING

Andres Iniesta gjithashtu e etiketoi si “të shëmtuar” sjelljen e Barcelonës.

Gazetari, Sid Loëe ka treguar prapaskenat për “The Guardian”.

Valverde drejtoi seancën stërvitore të hënën, një sesion gjatë të cilit lojtarët e rrethuan trajnerin për t’i thënë lamtumirë, një situatë e sikletshme për trajnerin dhe grupin, ende pa u konfirmuar asgjë.

Nëse flasim praktikisht, ndoshta presidenti Josep Maria Bartomeu e mendoi takimin me Xavin si konfirmim.

Ishte qëllimisht transparente kjo mbledhje, me bordin që bëri veprime duke e ditur se shtypi së shpejti do të informohej për takimin në Doha.

Valverde do të dëgjonte gjithashtu, edhe pse jo nga bordi drejtues. Atij nuk iu tha asgjë dhe, njejtë si pjesa tjetër e botës, ai e mësoi lajmin nga gazetat. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: