Barcelona e trazuar përbrenda: Dalin pamjet nga ndeshja e mbrëmshme, Setien injorohet sërish

Barcelona e trazuar përbrenda: Dalin pamjet nga ndeshja e mbrëmshme, Setien injorohet sërish

Quique Setien i ka orët e numëruara te Barcelona. Barazimi i mbrëmshëm ndaj Atletico Madrid në “Camp Nou”, nxori edhe njëherë në pah raportet e krisura mes teknikut të skuadrës katalanase dhe lojtarëve, të cilët refuzuan të merrnin këshillat e Setien.

Në momentin kur u dha mundësia që lojtarët të freskoheshin në pjesën e parë, ata të Atleticos u grumbulluan rreth Diego Simeones për t’i dëgjuar hapat e radhës që duhej bërë.

Një gjë të tillë nuk ka ndodhur te Barcelona, futbollistët katalanas qëndronin larg Setien dhe asistentit të tij, duke shfaqur një lloj mospërfillje karshi tyre.

Tashmë është e ditur se lojtarët nuk e pëlqejnë filozofinë e lojës së trajnerit dhe me gjasë që në fund të këtij edicioni do e kërkojnë shkarkimin e tij.

Shpërndaje në: