Barcelona fiton ‘me zor’, heroi është Messi (VIDEO)

Barcelona fiton ‘me zor’, heroi është Messi (VIDEO)

Teksa pritej që Barcelona të shpërthente me gola ndaj Valladolid, ndodhi krejt e kundërta.

‘Blaugranasit’ fituan me rezultat minimal dhe atë falë një penalltie, të cilën e shëndrroi në gol Lionel Messi (43′).

Deri në fund, skuadra e Valverdes rrezikoi shumë por nuk shënoi. Ylli argjentinas huqi mundësinë për ta dyfishuar rezultatin, pasi gaboi nga pika e bardhë.

Barcelona mbetet në vendin e parë me 54 pikë, teksa javën e ardhshme takohet me Sevillën. Valladolid në vendin e 15 me 26 pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: