Barcelona i çon ofertë zyrtare Bayernit për Lewandowskin

Barcelona i çon ofertë zyrtare Bayernit për Lewandowskin

Sulmuesi i Bayernit, Robert Lewandoski po bën të pamundërtën për t’u bashkuar me klubin e Barcelonës.

Ndonëse skuadra e Bayernit nuk po kanë dëshirë dhe po e pengojnë sulmuesin që ai të bashkohet me klubin katalanas, Lewandowski e ka vullnetin dhe dëshirën, shkruan Periskopi.

Madje sot drejtori i Barcelonës, Laporte ka bërë të ditur se skuadra e tij i ka dërguar ofertë zyrtare Bayernit për Lewandowskin.

“Ne i bëmë një ofertë FC Bayernit për të nënshkruar me Lewandowski dhe ne presim përgjigjen e tyre, shpresoj që përgjigja e tyre të jetë pozitive”, tha fillimisht Laporte.

“Dua të falënderoj Lewandowski këtu në publik për atë që po bën për t’u bashkuar me ne”, th ai.

Kujtojmë se sulmuesi polak ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023.

Shpërndaje në: