Barcelona i mbijeton Napolit në ‘San Paolo’: Nxjerr një barazim dhe mbyll ndeshjen me dhjetë lojtarë

Barcelona i mbijeton Napolit në ‘San Paolo’: Nxjerr një barazim dhe mbyll ndeshjen me dhjetë lojtarë

Barcelona nuk ka arritur të nxjerr më shumë se një barazim 1-1 si mysafir i Napolit, të martën mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për fazën e eleminimit direkt të Champions Leagues.

Napolitanët ishin ata që të parët kaluan në epërsi në minutën e 30-të, me anë të një goli nga Dries Mertens nga distanca, transmeton Periskopi.

Barça u kundërpërgjigj në minutën e 57-të duke barazuar përmes Antoine Griezmannit.

Deri në fund, Barça mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pas ndëshkimit të Arturo Vidalit me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 89-të.

Sidoqoftë, ky nuk mund të konsiderohet aspak rezultat negativ për katalunasit, të cilët kanë një gol të shënuar si mysafir para takimit të kthimit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: