Barcelona jashtë zonës së Europa Leagues, mposhtet me rezultat komod nga lideri i La Ligas – Granada

Barcelona jashtë zonës së Europa Leagues, mposhtet me rezultat komod nga lideri i La Ligas – Granada

Barcelona është shokuar nga Granada në ndeshjen e La Ligas, duke u mposhtur 2-0 në “Los Carmenes”.

Blaugranët e gjetën veten në disavantazh qysh në minutën e dytë kur Ramon Azeez kaloi në epërsi vendësit, me një krosim/goditje që përfundoi në portë pas një gabimi nga Junior Firpo, raporton Periskopi.

Derisa të gjithë po e prisnin përgjigjen e Barçës, Granada shënoi edhe një herë në minutën e 66-të për ta vulosur fitoren.

Arturo Vidal luajti me dorë në zonë dhe gjyqtari nuk hezitoi ta drejtonte gishtin nga 11-metërshi.

E nga penalltia nuk gaboi Alvaro Vadillo i cili shënoi për 2-0.

Pas kësaj disfate, Barcelona zë pozitën e shtatë në La Liga me shtatë pikë, ndërsa Granada është lidere në kampionat me 10 pikë pas pesë ndeshjeve. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: