Barcelona ka një 7 të ri, Dembele pasues i numrit të Griezmann

Barcelona ka një 7 të ri, Dembele pasues i numrit të Griezmann

Skuadra e Barcelonës ka bërë një nga merkatot më aktive, por më pak të pëlqyera për tifozët e skuadrës së saj.

Gjatë kësaj vere, Barcelona ka parë t’i largohen emra si Lionel Messi, Antoine Griezmann, Francisco Trincao, kurse afroi lojtarë si Eric Garcia, Memphis Depay, Luuk de Jong.

Griezmann shkoi në drejtim të Atletico, prej edhe nga erdhi, duke lënë kështu të lirë fanellën me numrin 7.

Sot, Barcelona ka njoftuar përmes faqes zyrtare se Ousmane Dembele do të jetë lojtari i ri që mbanë këtë numër.

Dembele më parë kishte fanellën me numër 11, por tani ka vendosur të ndryshojë diçka për aventurën e tij në ‘Camp Nou’. /Periskopi/

Shpërndaje në: