Barcelona ka nxjerrë në shitje fanellat e Koundes përpara se të konfirmojë nënshkrimin e tij

Barcelona ka nxjerrë në shitje fanellat e Koundes përpara se të konfirmojë nënshkrimin e tij

Barcelona ka gjithçka gati për ardhjen e qendërmbrojtësit francez Jules Kounde.

Në fakt, ata u kanë dhënë tifozëve mundësinë për të blerë fanellën e klubit, të shënuar me emrin e Kounde në anën e pasme të saj para se të arrijnë marrëveshjen, shkruan Periskopi.

Kjo ishte vetëm për disa minuta, por siç kanë raportuar burime të shumta, Sevilla dhe Barcelona më në fund kanë arritur një marrëveshje për lojtarin.

Një nga historitë më të mëdha të tregut ka qenë ajo e Jules Kounde.

Si zakonisht në këtë merkato, Chelsea dhe skuadra e Xavi Hernandez ishin sërish në ofertë për të njëjtin lojtar. Londinezët kishin bërë një ofertë me më shumë garanci në pagesë dhe me gati dyfishin e pagës për lojtarin. Por garën si duket po e fiton Barcelona.

Shpërndaje në: