Barcelona mbërrin në Madrid, shikoni çfarë i ndodhi Piques (FOTO)
Barcelona ndeshet sonte me Atletico Madridin në Vicente Calderon në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Copa del Rey.
Dhe, skuadra tashmë ka arritur në kryeqytetin spanjoll për duelin e madh. “Mundo Deportivo” shkruan se futbollisti më i mbështetur nga tifozët që e pritën Barcelonën ishte Gerard Pique, përcjell “lajmi.net”.
Edhe pse ai konsiderohet si “armik” në Madrid, Pique mori thirrje: “Pique president”, nga ata që dolën për ta pritur Barcelonën në Madrid.



