Barcelona me tri mungesa të mëdha në ‘El Clasico’

Barcelona me tri mungesa të mëdha në ‘El Clasico’

Ndeshja më e madhe në futbollin evropian po afron.

Më 24 tetor, Barcelona pret Real Madridin në ‘Camp Nou’, për ndeshjen që do të jetë e vlefshme për kampionatin në La Liga.

Për këtë ndeshje, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, do të duhet të bëjë kalkulimet pa tre emra që luajnë një rol mjaft kyç te skuadra, përcjell Periskopi.

Pedri Gonzalez, Ronald Araujo dhe Ousmane Dembele do të jenë të gjithë jashtë skuadrës për këtë ndeshje.

Të tre lojtarët do të mungojnë për arsyen e njëjtë – të lënduar. /Periskopi/

Shpërndaje në: