Barcelona merr meritat për Topin e Artë të Messit: Postim interesant në Twitter

Barcelona merr meritat për Topin e Artë të Messit: Postim interesant në Twitter

Faqja zyrtare e Barcelonës i është gëzuar triumfit të Lionel Messit në garën për Topin e Artë.

Tre lojtarë të Barcelonës mbrëmë kanë marrë trofe të rëndësishëm në mbrëmjen gala.

Lionel Messi fitoi Topin e Artë, Pedri fitoi Kopa Trophy, derisa Alexa Putellas u shpall futbollistja më e mirë e vitit.

Ndonëse Messi është lojtar i PSG aktualisht, meritat për Topin e Artë i ka nga fanella e Barcelonës dhe ajo e Argjentinës.

Madje, këto merita faqja zyrtare e Barcelonës i ka marrë për vete edhe me një postim në Twitter, përcjell Periskopi.

“Prodhim Barcelone”, shkruhet mbi foton ku shihen Messi dhe Putellas./ Periskopi/

Shpërndaje në: