Barcelona mezi fiton kundër Alavesit

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka marrë një fitore me shumë mund në udhëtim kundër Deportivo Alaves.

Skuadra e Xavi Hernandez shënoi fitore minimale 0:1, kundër një kundërshtari mjaft kompakt sonte.

Katalanët patën iniciativën gjatë gjithë ndeshjes, por duhej pritur deri në momentet e fundit për të parë golin e fitores.

Pas një super-pasimi të Jordi Alba, Ferran Torres e gjeti vetën në zonën e rreptësisë së Alaves. Ai dha një pasim për Frenkie de Jong dhe holandezi me thjeshtësi dërgoi topin në rrjetë.

Gjithçka ndodhi në minutën e 87’ të ndeshjes. Ky gol vulosi fatin e takimit dhe i dha tri pikë jashtëzakonisht të rëndësishme Barcelonës.

Barcelona tashmë ngritët në pozitën e pestë me 35 pikë, një më pak sesa Atletico Madrid që kanë 36.

Skuadra e Deportivo Alaves mbetet në pozitën e parafundit me vetëm 17 pikë të grumbulluara.