Barcelona mezi fiton pas 120 minutave në Kupë kundër skuadrës së panjohur nga Liga e Tretë

Barcelona mezi fiton pas 120 minutave në Kupë kundër skuadrës së panjohur nga Liga e Tretë

Barcelona ka arritur të nxjerr disi një fitore 2-0 kundër skuadrës nga Liga e Tretë, Cornella në kuadër të Kupës së Spanjës.

Rezultati mund t’iu gënjejë dhe mund ta bëjë të duket sikur një fitore komode për blaugranët, por aspak nuk ishte e tillë.

Në fakt, ndeshja u përcaktua nga vazhdimet, pasi për 90 minuta nuk pati gol.

Një supergol nga Ousmane Dembele hapi llogarinë e shënimeve në minutën e dytë të vazhdimeve.

Në minutën e 118-të, nikoqirët mbetën me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Estelles me kartonin e dytë të verdhë.

E këtë e shfrytëzoi Barcelona, e cila arriti golin e dytë vetëm në kohën shtesë të vazhdimeve, duke shënuar në minutën e 120 plus 1 përmes një penalltie të konkretizuar nga Martin Braithwaite.

Kështu, Barca vazhdon në fazën tjetër të kompeticionit. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: