Barcelona monitoron portierin e Ajax – kontrata i skadon vitin tjetër

Barcelona monitoron portierin e Ajax – kontrata i skadon vitin tjetër

Skuadra e Barcelonës është vënë në kërkim të një portieri.

Neto vazhdon të mendojë për një largim nga Barcelona dhe kjo ka shtyrë skuadrën që të interesohet për një alternativë në portë.

Në radarin e katalanëve ka përfunduar tashmë ish anëtari i La Masia, Andre Onana, thuhet në raportimet e ‘CBS’, përcjell Periskopi.

25 vjeçari aktualisht është pjesë e skuadrës së Ajax Amsterdam dhe ka kontratë vetëm deri në vitin 2022.

Portieri ka vendosur të mos rinovojë kontratën e tij dhe kjo favorizon pozicionin e Barcelonës.

Mbetet të shihet nëse Barca do të arrijë marrëveshje me portierin gjatë merkatos së janarit, apo verën e ardhshme. /Periskopi/

Shpërndaje në: