Barcelona përgatit 40 milionë euro për Adeyemi

Barcelona përgatit 40 milionë euro për Adeyemi

Salzburg raportohet të ketë pranuar një ofertë zyrtare për Adeyemi.

Barcelona është e vendosur që në janar të përforcojë krahët e sulmit. Kjo është dëshira kryesore e trajnerit të ri, Xavi Hernandez.

Katalanët janë interesuar për disa lojtarë, përfshirë Ferran Torres e Dani Olmo, por edhe Karim Adeyemi është në radarin e skuadrës.

Raportime nga ‘Sky Sports’ bëjnë të ditur se Barcelona ka nisur një ofertë zyrtare drejt zyrave të Salzburg, për kartonin e Adeyemi, transmeton Periskopi.

Barcelona do të ketë në konkurrencë skuadrën e Borussia Dortmund, të cilët janë duke ofruar 35 milionë euro.

Megjithatë, Dortmund kanë dhënë një pagë më të mirë për lojtarin dhe kjo mund të jetë problematike.

Mbetet të shihet nëse Barca do të arrijë marrëveshje me Adeyemin, apo me Torres ose Olmo. /Periskopi/

Shpërndaje në: