Barcelona përgatit ofertë 100 milionë funte për yllin e United

Barcelona përgatit ofertë 100 milionë funte për yllin e United

Barcelona është e gatshme të përfitojë nga negociatat e kontratës kaotike të Manchester United duke paraqitur një ofertë 100 milionë funte për Marcus Rashford, pohojnë raportimet e fundit.

Gjigantët katalanas kanë një interes afatgjatë për nënshkrimin e sulmuesit, marrëveshja e tanishme e të cilit përfundon në vitin 2020 dhe janë gati të testojnë me një ofertë të madhe.

Problemet shtohen edhe kur Ole Gunnar Solskjaer po përballet me një situatë serioze, transmeton Periskopi.

Barcelona beson se Rashford – djaloshi i rritur te United – mund të tentonte largimin në qoftë se United nuk mund të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe do të vendoset një ofertë e madhe në tavolinë për ta joshur atë në ‘Camp Nou’, sipas The Sun.

Do të jetë një verë tejet e vështirë për ‘Djajtë e Kuq’.

Paul Pogba raportohet se është afër marrëveshjes me Real Madrid, Eric Bailly dëshirohet nga Arsenali dhe David De Gea po e konsideron lëvizjen te PSG-ja, me Lukakun që ka shprehur haptazi dëshirën për të luajtur në Serie A. /Periskopi/

 

 

 

Shpërndaje në: