Barcelona pëson humbje shokuese nga Getafe me Messin në fushë

Barcelona pëson humbje shokuese nga Getafe me Messin në fushë

Getafe ka arritur ta shokojë Barcelonën si nikoqire, duke e mposhtur me rezultat minimal, 1-0.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Mata në minutën e 56-të nga penalltia.

Përkundër shumë rasteve, gola të tjerë më nuk pati dhe Barca u desh të pajtohej në fund me disfatën, shkruan Periskopi.

Kështu, blaugranët nuk arritën ta shfrytëzojnë humbjen e Real Madridi më herët sot nga Cadizi, duke u befasuar edhe vetë.

Ata mbeten në kuotën e shtatë pikëve në vendin e nëntë, ndërsa Getafe ngjitet në pozitën e dytë me dhjetë pikë, aq sa ka edhe Real Madridi në të parin, por ”mbretërit” kanë goldallim më të mirë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: