Barcelona po e bën edhe Cadizin të duket si Real Madrid: Mezi nxjerr një barazim pa gola

Barcelona po e bën edhe Cadizin të duket si Real Madrid: Mezi nxjerr një barazim pa gola

Barcelona sapo ka prekur një fund të ri, teksa ka barazuar pa gola si mysafire e Cadizit, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në La Liga, shkruan Periskopi.

Ishte një paraqitje tjetër e dobët nga katalunasit, të cilët ka shumë gjasa ta shkarkojnë trajnerin Ronald Koeman pas kësaj.

Vlen të ceket se në minutën e 65-të të ndeshjes, Barca luajti me dhjetë lojtarë pas përjashtimit të Frenkie de Jong për shkak të kartonit të dytë të verdhë.

Pas këtij barazimi, Barcelona renditet në pozitën e shtatë me nëntë pikë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: