Barcelona po ia sheh ‘sherrin’ Shakires, Pique po e mendon largimin nga katalunasit për këtë skuadër

Barcelona po ia sheh ‘sherrin’ Shakires, Pique po e mendon largimin nga katalunasit për këtë skuadër

Gerard Pique dhe Shakira kanë qenë temë e mediave që nga njoftimi i ndarjes së tyre muajin e kaluar.

Çifti ishte së bashku për më shumë se 12 vjet. Ka pasur zëra dhe spekulime të shumta për ndarjen e tyre.

Arsyeja që flitet më së shumti është ajo që Pique e tradhtoi Shakiran. Askush nuk e di nëse thashethemet janë të vërteta, por një gjë që është e vërtetë është se futbollisti do që të kalojë shumë kohë me fëmijët e tij, Milanin dhe Sashan, pasi Shakira do të transferohet në Miami. Për shkak të kësaj, Pique tani është gati të kalojë oqeanet për të qenë me fëmijët e tij.

Sipas raportimeve nga “Chisme No Like”, ylli i futbollit thuhet se po mendon që të largohet nga “Camp Nou” për të qenë pranë fëmijëve të tij. Lojtari thuhet se është në bisedime për t’u larguar nga Barcelona dhe së shpejti mund të bashkohet me Inter Miami.

Drejtuesi i emisionit në fjalë, Javier Ceriani, tha: “Për momentin, Pique është në bisedime për t’iu bashkuar Inter Miamit me Messin sepse Barcelona ka shumë borxhe”.

Ai gjithashtu tha se paratë janë një faktor tjetër që po e shtyn Piquen të largohet nga Barça dhe t’i bashkohet Major League Soccer (MLS).

“Barcelona duhet të heqë Piquen nga lista sepse janë miliona (euro) borxhe, ata do të falimentojnë. Pra, Pique është tashmë në bisedime për të shkuar te kjo skuadër në Miami dhe të përfundojë së bashku me fëmijët e tij”, shtoi Ceriani.

Ndryshe, 35-vjeçari me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Në anën tjetër, edhe ish-bashkëlojtari i tij te katalunasit, Lionel Messi, vazhdimisht lidhet me një kalim në Inter Miami, klub i cili është nën pronësi të David Beckhamit.

Shpërndaje në: