Barcelona rrezikon regjistrimin e Lewandowskit

Barcelona rrezikon regjistrimin e Lewandowskit

Robert Lewandowski është i bindur se Barcelona mund ta regjistrojë atë.

Në Spanjë së fundi u raportua se Barça momentalisht nuk i plotëson kërkesat e nevojshme për të regjistruar pesë nënshkrimet e verës – Robert Lewandowski, Jule Kounde, Franck Kessie, Andreas Christensen dhe Raphinha, si dhe dy futbollistët që rinovuan kontratat – Ousmane Dembele dhe Sergi Roberto.

La Liga thuhet se e ka njoftuar Barcelonën për këtë, derisa klubi katalunas tani do të duhet të aktivizojë levën e katërt ekonomike.

Megjithatë, Lewandowski ka thënë se nuk është i shqetësuar për këtë situatë.

“Nuk jam i shqetësuar se Barcelona mund të mos më regjistrojë. Mendoj se gjithçka është në rrugën e duhur, sepse të gjitha burimet e nevojshme për transferimin tim janë rezervuar paraprakisht nga Barcelona”, tha sulmuesi polak.

“Nuk kam as më të voglin emocion. Gjithçka do të vendoset”, shtoi Lewandowski.

Shpërndaje në: