Barcelona s’dorëzohet për Ferran Torresin, ofron para plus yllin e skuadrës

Barcelona s’dorëzohet për Ferran Torresin, ofron para plus yllin e skuadrës

Barcelona po tenton që të përgatitet sa më mirë për stinorin pranveror dhe të bëjë transferime gjatë merkatos së janarit.

Siç ndodhi në verë, Barcelona dhe Joan Laporta po ofrojnë lojtarë në këmbim për të siguruar transferimet e ardhshme, por është një politikë e cila ende nuk ka dhënë rezultat.

Katalonasit janë shumë të interesuar për Ferran Torresin e Manchester Cityt, i cili e ka pranuar se do të dëshironte të kalonte në “Camp Nou”

Edhe pse City nuk ka asnjë interes, Barcelona do të kërkojë të përfshijë ndonjë nga Coutinho, Umtiti, Dembele dhe Clement Lenglet në një paketë plus 45 milionë euro për Ferran Torres.

Nëse Barcelona do ta fuste në marrëveshje Ansu Fatin, Manchester City do të ishte i interesuar që të finalizonte një shkëmbim.

Shpërndaje në: