Barcelona shokohet nga Betisi

Periskopi.com Sporti

Xavi e shijon humbjen e parë si trajner i Barcelonës

Barcelona është mposhtur në shtëpi nga Real Betisi me rezultat minimal 0:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16-të në La Liga.

Kësisoj, Xavi Hernandez njoftohet me humbjen e parë nën drejtimin e Barcelonës.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 79-të nga Juanmi, i cili u asistua nga Tello.

Me këtë humbje, Barcelona i shuan edhe më shumë shpresat në garë për titull, pasi tani gjendet në vendin e shtatë me 23 pikë, 13 më pak se Real Madridi.

Real Betisi në anën tjetër me këtë fitore shkon në kuotën e 30 pikëve dhe zë vendin e tretë përkohësisht.