Barcelona synon transferimin e Renato Sanches në janar

Barcelona synon transferimin e Renato Sanches në janar

Barcelona përgatit përforcimin e parë për merkaton e janarit dhe bëhet fjalë për një mesfushor.

Presidenti Joan Laporta dhe drejtuesit e klubit kanë piketuar mesfushorin portugez të Lille Renato Sanches i cili ka bërë shumë mirë në dy sezone e gjysmë te kampionët e Francës që kur u largua nga Bayern Munich.

24-vjeçari ka kontratë me Lille deri në verën e vitit 2023 por nëse vjen oferta e duhur klubi francez është gati ta shesë, lojtarin për të cilin shpenzoi 20 milionë euro për ta blerë nga Bayern Munich në 2019-ën.

Barcelona po përpiqet të bindë Lille me një ofertë huazimi në janar me të drejtë ose detyrim blerjeje në verë. /Periskopi/

Shpërndaje në: