Barcelona vihet pas Adeyemi – përgatitet të bëjë ofertë javën tjetër

Barcelona vihet pas Adeyemi – përgatitet të bëjë ofertë javën tjetër

Skuadra e Barcelonës është e fokusuar që të bëjë disa përforcime për ta ndihmuar Xavi Hernandez që të ketë sukses si trajner.

Pas Dani Alves, tashmë po mendohet për një opsion për fazën sulmuese dhe një gjerman është ai që prinë listën e dëshirave.

Karim Adeyemi, 19 vjeçar, është një target për Barcelonën dhe katalanët janë duke përgatitur një ofertë për Salzburgun.

Thuhet se oferta që po planifikohet do të prek shumën e 40 milionë eurove, përcjell Periskopi.

Dortmund po ashtu kanë treguar interesim për kartonin e Adeyemi, si dhe shihen favoritë për të, megjithatë, janë gati të paguajnë vetëm 35 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të mund ta bind gjermanin për t’iu bashkuar klubit. /Periskopi/

Shpërndaje në: