Barcelonës i dështon transferimi i mbrojtësit nga MLS

Barcelonës i dështon transferimi i mbrojtësit nga MLS

Barcelona dështoi në transferimin e mbrojtësit të LA Galaxy, Julian Araujo, sepse klubi dorëzoi dokumentet e tyre “18 sekonda” pas mbylljes së merkatos.

Barcelona ishte në bisedime me klubin MLS për nënshkrimin e mbrojtësit të djathtë 21-vjeçar për 6.5 milionë dollarë në një marrëveshje deri në vitin 2026 dhe kishte arritur një marrëveshje për transferimin.

Klubi kishte krijuar tashmë hapësirë në skuadrën e tyre që Araujo të mbërrinte, me ish-mbrojtësin e Arsenalit, Hector Bellerin, i cili kaloi tek Sporting Lisbona në formë huazimi në ditën e fundit.

Por ndërsa ekipi spanjoll u përpoq të dorëzonte dokumentet e tyre në LaLiga, Barcelona hasi në vështirësi teknike me sistemin e dosjeve në internet, sipas drejtorit sportiv të klubit të futbollit, Mateu Alemany.

Alemany shpjegoi se Barcelona e humbi afatin për disa sekonda për shkak të një “gabimi kompjuterik” dhe tha se ata shpresonin se FIFA do të lejonte kalimin e transferimit.

“Ne nuk arritëm në kohë për shkak të një gabimi kompjuterik – vonesa ishte 18 sekonda,” tha Alemany: “Do të duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të vendosë FIFA”.

Shpërndaje në: