Bartja e shamive, Kelmendi- Kurtit: ‘Mallkim’, edhe këtë komplot kryeministri i bëri shtetit të Kosovë

Bartja e shamive, Kelmendi- Kurtit: ‘Mallkim’, edhe këtë komplot kryeministri i bëri shtetit të Kosovë

Njëri nga ish themeluesit e LPK-së Ibrahim Kelmendi është përfshirë në debatin se a duhet lejuar bartja e shamive në shkolla ose jo.

Kelmendi në një reagim të tij në “Facebook” ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Sipas tij, Kurti ka faktorizuar islamistët deri në atë masë sa e ka mbushur Kuvendin dhe Qeverinë me mjekrroshë e “shamia”.

Reagimi i plotë:

TË MBULOHET I MESMI, E TË ZBULOHEN KËTO VIKTIMA ANËSORE…
Renegati Kurti, i cili i faktorizoi islamistët deri në përmasa sa t’i KAPIN Kuvendin dhe qeverinë, – spese penetroi në Kuvend shumë mjerroshë e “shamia”, – do të duhej ta mbulonte kokën, siç e paskësh maskuar gojen, sepse vet e ka thënë, “nuk ka rëndësi çka ka mbi kokë, randësi ka çka ka në kokë.”
Fatkeqësisht ende ka tifozë, për të cilët mendoja se janë iluminuar, që ia pëlqejnë Kurtit edhe këtë komplot që ia bëri Shtetit të Kosovës…
Mallkim!

Shpërndaje në: