Bash shpreh keqardhje për Berishën: Fole me gjuhën dhe tezat e Ramës, koha do jetë ilaçi më i mirë

Bash shpreh keqardhje për Berishën: Fole me gjuhën dhe tezat e Ramës, koha do jetë ilaçi më i mirë

Lulzim Basha iu përgjigj sot akuzave të Berishës së ai është në një pazar të fëlliqur me Edi Ramën, çka e ka shtyrë të marrë vendim për largimin e ish-kryetarit nga PD. Basha tha se kishte provuar dhimbje për reagimin e fortë të Berishës, i cili ka folur me tezat e Ramës.

“Kam ndjekur me dhimbje reagimin e doktor Berishës, konsideratën për të cilin e kam shprehur një ditë më parë. Dhimbjen që ndjej në nivel personal dhe njerëzor m’u dyfishua sot nga gjuha e përdorur nga z.Berisha, por shpresoj që koha të jetë ilaçi më i mirë dhe të gjithë të fokusohemi te armiku më i madh, që është regjimi.
Shpreh keqardhjen më të thellë që tezat e kundërshtarit tim dhe të çdo shqiptari të ndershëm, i kam dëgjuar nga goja e një njeriu, vlerësimin për të cilin e kam shprehur dje” tha Basha.

Më herët, Berisha iu drejtua Bashës me akuza të rënda. Sipas tij, ai ka një marrëveshje me Edi Ramën dhe shumë shpejt në PD do të nisë një lëvizje statutore dhe ligjore për rikthimin e saj në piedestal.

Shpërndaje në: