Basha akuzoi Jasharajn se po i mban nxënësit peng, por harron se fëmijët e tij shkollohen jashtë vendit

Basha akuzoi Jasharajn se po i mban nxënësit peng, por harron se fëmijët e tij shkollohen jashtë vendit

Debatin brenda komisionit e vazhduan me përplasje në korridorin e Kuvendit të Kosovës. Dimal Basha e Rrahman Jasharaj u përplasen për grevën. Deputeti i vetëvendosjes që është edhe anëtarë i komisionit për Arsim e kritikoi Jasharajn se po i mban peng fëmijët për 50 euro.

Por, Dimal Basha që po i “vajton” fëmijët në Kosovë, ku është duke i shkolluar fëmijët e tij?

Në një emision live, Dimal Basha ka deklaruar se fëmijët e tij nuk shkollohen në Kosovë.

Ai ka thënë se fëmijët është duke i shkolluar jashtë shtetit.

Ndonëse fëmijët e tij i shkollon jashtë vendit, ai po e akuzon Jasharajn se po i mban “peng” nxënësit e Kosovës.

“I ke marrë fëmijët peng, dinjitetin e ke kthy në pare, për 50 euro po i len fëmijët peng a?” – kështu iu drejtua Basha në korridor kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharajt.

Por debati kishte filluar brenda komisionit.

Ishte Jasharaj ai i cili lëshoi mbledhjen e komisionit për Arsim në Kuvend pas fjalimit që ka pati me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, shkruan Insajderi.

Basha ka kritikuar Jasharajn se ky i fundit ka tentuar t’ia ndalë fjalën në Komision.

Gjatë fjalës së tij anëtarët e SBASHK-ut i kanë kërkuar “të mos i japë zor”, ndërsa Basha është përgjigjur “Unë i jap sa dush zor se jam në shtëpinë time, në Parlamentin e Kosovës, unë t’i tregova zgjidhjet që i ka dhënë Qeveria e Kosovës”.

Kjo fjalosje mes dyshes vazhdoi edhe në korridoret e Kuvendit, aty ku Basha iu drejtua kreut të SBASHK-ut se po mbanë peng fëmijët për 50 euro.

“I ke marrë fëmijët peng, dinjitetin e ke kthy në pare, për 50 euro po i len fëmijët peng a?” – tha Basha.

Përplasja verbale mori fund kur Jasharaj i tha Bashës: Mos, piskit, deputetët si ti e kanë pru Kuvendin në këtë gjendje”

Shpërndaje në: