Basha: Ata që iu sulen selisë së PD-së nuk janë protestues, janë kriminel

Basha: Ata që iu sulen selisë së PD-së nuk janë protestues, janë kriminel

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, duke komentuar protestat e organizuara nga Sali Berisha, ka thënë se demokratet nuk kanë nevojë për skena kriminale për interes personal të Sali Berishës, pasi sot siç tentoi t’ia vë flakën selisë së PD-së, nuk heziton t’ia vë flakën krejt Shqipërisë.

Basha në konferencë për media tha se partia shtet e përdorë dhe e ka kthyer policinë jo të mbrojtjes por të dhunimit të qytetarëve, pasi reagoi një orë e gjysmë pasi reaguan të gjitha kancelaritë perëndimore, jo për tjetër por për të përshkallëzuar dhunën.

“Sali Berisha do të ketë punë me drejtësinë për këtë dhunë që shkaktoj. Është jetike për Shqipërinë që të kuptojnë se Edi Rama po investon shumë te Sali Berishën siç u pa sot janë në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Sali Berisha deshi të shkelte mbi kufoma për të uzurpuar PD-në dhe dyert e hekurit në shkallet e PD-së, janë vendosur që mos të dal ai me kufomë, pasi kufoma e vetme që duhet të dal nga PD, është vet Berisha”.

Policia do të duhej të ndërhynte në momentin që u sulmua selia e PD-së, nuk ndërhyri sepse ishte plan Berisha-Rama.

Shpërndaje në: