Basha i hap zemrën Ramës: Luajte me mua sepse isha i ri

Periskopi.com Lajme

Lulzim Basha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama që të bëhet gati për “foltore”, pak pasi kreu i qeverisë i përmendi “hallet” që sipas tij ka PD-ja me takimet që po zhvillon Sali Berisha me anëtarësinë.

Basha foli për një llum të tranzicionit që duhet të pastrohet. Ndër të tjera ai tha se 4 vitet e para të opozitës ishte i ri dhe nuk i kishte kuptuar truket e Edi Ramës, që sipas tij është sot rrëziku më i madh i reformës në drejtësi.

Mirëmngjes nga unë se kë dëgjuar dhe nuk do të dëgjosh. Sa herë më sheh të del parasyve ora e rërës. Por ta ka mbajtur pak dorën llumi i tranzicionit. Nëse nuk do të dëgjosh atë pjesë timen që ti e njeh mirë. Nësë nuk do të provokosh një reagim të tillë, thuaju langojve të tu të vetëpërmbahen kur i drejtohen opozitës. Kjo është shpresa e vendit.

Mezi presin tu heqin qafe ju që e mbani veten për sheik të përjetshëm. Të gjithë mund të jenë prindër më të mirë, vecanërisht ne politikanët. Unë kam borxh të paparë ndaj fëmijëve të mi. Jam i gatshëm të marrë leksione prindërie nga çdo kush në Shqipëri, përvec teje. Të vijmë te halli, halli im janë shqiptarët. Ty kaq ta ka prerë që ditën e parë në politikë, dhe deri në ditën e fundit.

Halli yt është se të ka mbaruar vaji i kandilit. Doje të digjje prapë avjin 8-vjeçar, e di që nuk ka më dhjam për të shtrydhur prej shqiptarëve. Sa herë e përmende sot foltoren, 10 herë. Foltorja nuk është halli im, është halli jot, Bëhu gati dhe ti për foltore, sepse nuk ka foltore që të shpëton ty.

Më guxon të më përmendësh mua heshtjen, pse nuk i arrestove ata 8 vjet, pse nuk i dënove, apo se i kë ortakë nga Elbasani në Shijak. Lojë e vjetër Edi Rama, mund ta luajë 4 vitet e para, sepse isha i ri dhe nuk i kisha mësuar truket e tua.

Është i njëjti llum dhe ka të njëjtat interesa, status quo-ja. Të flisni për satelit ndërkohë që njërëzit nuk kanë bukë për të ngrënë. Sepse ju notoni në luks. Zotërote ka kaluar më shumë kohë me shiek se sa duke kaluar njërëzit e zonës tuaj elektorale. Keni kapur për bisht drejtësinë e re.

Edhe perëndimorët e kanë kuptuar. Bëre sikur ndërtove ngrehinën e drejtsësië, por nuk është funksiopnale. E kanë kuptuar që ti je rreziku më i madh i reformës në drejtësi, që është në koma të thëllë, pikërisht prej teje”, tha Basha.

Shpërndaje në: